1540.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. nisi një ushtri dhe emëroi në krye të saj Usama Ibn Zejdin. Kur disa njerëz e përbuzën dhe e përfolën komandën e tij, Pejgamberi a.s. tha: "Në qoftë se ju e përbuzni komandën e Usamas, po kështu ju keni përbuzur edhe komandën e babait të tij më përpara. Për Allah! Ai (Zejdi) ishte vërtet i denjë për komandë dhe ishte një nga njerëzit më të dashur për mua, ndërsa tani edhe ky (Usama, i biri i Zejdit) është për mua nga njerëzit më të dashur pas tij." (3730)
|