1574.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Xhibrili a.s. shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i thotë: 'O i Dërguari i Allahut! Ja kjo është Hadixhja. Po të vjen me një enë me gjellë me mish (ose me ushqim, ose me pije). Kur të vijë tek ti, përshëndete atë në Emër të Zotit të saj (Allahut) dhe nga unë, si dhe përgëzoje atë me lajmin e mirë për një pallat prej xhevahirësh e perlash në Xhenet, ku nuk do të ketë as zhurmë dhe as lodhje e shqetësime." (3820)
|