1583.
Ebu Hurejra r.a. tregon se, një herë, ai qe në shoqërinë e Pejgamberit a.s. duke mbajtur një enë me ujë për t'u pastruar pas kryerjes së nevojës dhe për avdes. Ndërsa Ebu Hurejra r.a. po e ndiqte pas, Pejgamberi a.s. pyeti se kush ishte. Ebu Hurejra i përgjigjet dhe i tregon emrin. Pejgamberi a.s. i thotë: "Më sill ca gurë që të pastrohem, por mos më sill as kocka dhe as bajga." Pastaj vazhdon Ebu Hurejra: "Kështu, unë i çova ca gurë duke i mbajtur në cep të rrobës sime derisa ia vura aty afër dhe u largova. Kur ai mbaroi eca përkrah me të dhe e pyeta: "Si është puna për kockat dhe bajgat?" Ai a.s. më tha: "Ato janë ushqime të xhindeve." (3860)
|