161.
Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Në qoftë se dikush prej jush ndihet i përgjumur ndërkohë që falet, atëherë ai duhet të shtrihet në shtrat (të flejë) derisa t'i kalojë dremitja, sepse, duke u falur i përgjumur, nuk e merr vesh nëse është duke kërkuar falje apo duke tërhequr mallkim mbi vete." (212)
|