164.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Një herë Pejgamberi a.s., ndërsa po kalonte afër njërës nga varrezat e Medines a të Mekës, kur dëgjoi zërat e dy njerëzve të cilët po ndëshkoheshin ndër varret e tyre. Atëherë Pejgamberi a.s. tha: "Këta të dy nuk po ndëshkohen për një gjë të madhe (të vështirë për t'u shmangur)." Pastaj ai (a.s.) shtoi: "Po, sigurisht (që ata po torturohen për një gjynah të madh)! Në fakt, njëri prej tyre asnjëherë nuk ruhej që të mos ndyhej nga urina; ndërsa tjetri gjithnjë sillej gjithandej duke përhapur shpifje (e duke nxitur armiqësi ndërmjet shokësh e miqsh)." Pastaj Pejgamberi a.s. kërkoi t'i jepnin një degë të gjelbër nga një palmë hurme, të cilën e theu në dy pjesë dhe vuri në secilin varr nga një copë. Dikush e pyeti: "O i Dërguari i Allahut! Përse e bëre këtë?". Ai tha: "Shpresoj që atyre t'iu lehtësohet mundimi, derisa këto dy degë të thahen." (216)
|