1813.
Ebu Said Hudrij r.a. tregon se Pejgamberi a.s. u tha shokëve të tij: "A është e vështirë për ndonjërin prej jush të këndojë një të tretën e Kuranit për një natë?" Një këshillë e tillë iu duk e vështirë kështu që i thanë: "Kush nga ne ka fuqi për një gjë të tillë, o i Dërguari i Allahut?" Ai a.s. u tha: "Kul-huvAllahu Ehad..." Thuaj: 'Allahu është Një dhe i Vetëm, Zotëruesi i Vetëmjaftueshëm, Absoluti për të Cilin kanë nevojë të gjitha krijesat . (Surja El-Ihlas nr.112) është sa një e treta e Kuranit." (5015)
|