1820.
Abdullahu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Sa keq për ndonjërin prej jush të thotë: 'Kam harruar këtë e atë ajet të Kuranit', pasi në të vërtetë Allahu e ka bërë atë që ta harrojë.331 Kështu pra, ju duhet ta këndoni vazhdimisht Kuranin, pasi ai ikën nga gjoksi i njeriut më shpejt seç ikin devetë kur zgjidhen." (5032)
|