1830.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "I thashë (Pejgamberit a.s.): "O i Dërguari i Allahut! Jam djalosh i ri dhe kam frikë se mos bie në imoralitet, sepse nuk kam mundësi për t'u martuar." Ai heshti. Pastaj unë ia përsërita ato fjalë përsëri, por ai përsëri heshti. Ia thashë për të tretën here, ndërsa ai vazhdoi të heshtte. Kur e pyeta për herë të katërt, atëherë Pejgamberi a.s. më tha: "O Ebu Hurejra! Pena është tharë pasi ka shkruar atë që do të përballosh ti (fati yt është përcaktuar). Kështu pra, në daç tridhu në daç lëre (është njësoj për ty)!"(5076)
|