184.
Bera Ibn Azibi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i ka thënë atij: "Kur të shkosh të flesh merr avdes siç merr për të falë namaz, bjer në krah të djathtë dhe thuaj: 'AllalninniiL' inni eslemtu vexlihi ilejke, ve fev-veiitu eniri ilejke, vc elxheëtu dlmhri ilejke, ragheten ve rahheten ih'jke, la melxhe'e ve la menxha minke il-la ilejke. Allahumme amentu hikitahikei-ledhi enzelte, z>e nehij-jikel- ledhi erselte. [O Allah! Të nënshtrohem plotësisht Ty dhe të gjitha çështjet e mia t'i besoj Ty! Ty të dorëzohem për Bekimet e Tua me shpresë dhe me frikë vetëm tek Ti! Ty nuk të fshihesh dot dhe nuk ka vend mbrojtjeje e sigurie veçse tek Ti! O Allah! Unë kam besuar në Librin Tënd, (Kuranin) që Ti e ke zbritur dhe në Pejgamberin Tënd, (Muhamedin a.s.) të cilin Ti e ke dërguar!]' Dhe, nëse vdes atë natë, do të vdesësh me iman. Le të jenë këto fjalët e tua të fundit (para gjumit)." Unë ia përsërita këtë (dua) Pejgamberit a.s. dhe kur arrita te fjalët, 'AUahumme amentu hikitahikel-ledhi enzelte' thashë, 've resulike' [Dhe të Dërguarin Tënd], ai (a.s.) më ndërpreu dhe më tha, 'Jo!' por thuaj, 've nehij-jikel-Iedhi erselte [dhe në Pejgamberin Tënd, të cilin Ti e ke dërguar]'". (247)
|