197.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Beni Israilët laheshin të zhveshur plotësisht të gjithë bashkë, duke vështruar tek njëri-tjetri, ndërsa Musai a.s. lahej vetëm. Ata thanë: "Për Allah! Asgjë nuk e pengon Musanë (a.s.) të lahet bashkë me ne, veçse ai ka sëmundjen e herdheve." Kështu, një ditë Musai (a.s.) shkoi për t'u larë dhe vuri rrohat mbi një gur, por kur ja! Guri ia mbathi bashkë me rrobat e tij! Atëherë Musa (a.s.) doli menjëherë dhe e ndoqi atë duke e thirrur: "Rrobat e mia, o gur! Rrobat e mia, o gur!" - derisa atë e panë Beni Israilët dhe thanë: "Për Allah! Musai nuk ka asnjë të metë në trupin e tij." Musai i mori rrobat e veta dhe filloi të rrahë gurin." Ebu Hurejra shtoi: "Për Allah! Akoma gjenden gjashtë a shtatë shenja në gur nga ajo rrahje e tmerrshme." (278)
|