2007.
Ebu Hurejra r.a. tregon se një burrë shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe e pyeti: "O i Dërguari i Allahut! Cili është njeriu që i meriton më shumë mirësjelljen dhe përkujdesin tim?" Pejgamberi a.s. iu përgjigj: "Nëna jote." Burri e pyeti: "Pastaj kush?" Pejgamberi a.s. iu përgjigj: "Pastaj nëna jote." Burri e pyeti përsëri: "Po pastaj kush?" Pejgamberi a.s. iu përgjigj: "Pastaj nëna jote." Ai e pyeti sërish: "Po pas saj, kush?" Pejgamberi a.s. i tha: "Babaiyt." (5971)
|