2104.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Një herë i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Askënd prej jush nuk do ta shpëtojnë veprat e veta (nga Zjarri)." Të pra- nishmit i thanë: "As ty (o i Dërguari i Allahu nuk do të shpëtosh nga veprat e tua)?!" U tha: "Jo, as unë (nuk do të shpëtohem), përveçse kur Allahu të dhurojë Mëshirën e Tij mbi mua. Prandaj bëjini veprat e mira me saktësi, çiltërsi e maturi dhe adhurojeni Allahun paradite e pasdite dhe gjatë një pjese të natës! Gjithnjë zgjidhni e bëni për vete të mesmen, të maturën e të vazhdueshmen, pa iu ndarë, me anë të së cilës do të arrini qëllimin tuaj: Xhenetin." (6463)
|