2120.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "Ditën e Kiametit Toka do të jetë një bukë, të cilën Fuqiploti Allah do ta rrotullojë në Dorën e Tij, ashtu siç bën ndonjëri prej jush bukën e vet kur e përgatit për udhëtim. Kjo bukë do të jetë për gosti të banorëve të Xhenetit." Aty vjen një çifut dhe i thotë Pejgamberit a.s.: "Të bekoftë i Gjithëmëshirëshmi, o Ebu Kasim! A të të tregoj për gostinë e banorëve të Xhenetit Ditën e Kiametit?" Pejgamberi a.s. i tha: "Po." Çifuti tha: "Toka do të jetë një bukë," ashtu siç kishte thënë edhe Pejgamberi a.s.. Pas kësaj, Pejgamberi a.s. na vështroi ne dhe qeshi sa iu dukën paradhëmballët. Pastaj çifuti vazhdoi: "A të të tregoj për idamin (ushqimin shoqërues me të) të tyre? Ushqimi shoqërues i tyre me të do të jetë balam dhe nt/n."392 Njerëzit e pyetën: "Ç'është ai?" Ai u përgjigj: "Është dem dhe peshk, nga një shtojcë e mëlçisë së të cilit do të hanë shtatëdhjetë mijë njerëz." (6520)
|