2142.
Abdurr-Rrahman Ibn Semura r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i ka thënë atij: "O Abdurr-Rrahman Ibn Semura! Mos kërko të jesh drejtues, sepse, në qoftë se të jepet në dorë sundimi, duke e kërkuar vetë atë, atëherë do të jesh vetë përgjegjës për të, por, në qoftë se të jepet pa e kërkuar ti atë, atëherë Allahu do të të ndihmojë ty. Dhe sa herë që të betohesh për të bërë diçka, ndërsa më vonë sheh se diçka tjetër është më e mirë se zgjedhja e parë, atëherë jep diçka sadaka për të shlyer betimin dhe vepro atë që është më e mirë!" (6622)
|