2220.
Aishja r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. dërgoi (një njësi luftarake) nën komandën e një burri, i cili gjithnjë u printe shokëve të tij në falje dhe gjithnjë e përfundonte këndimin e tij me: "Thuaj: Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm ... - Kul Huv-Allahu Ehad..." (Kuran, sure nr.112) Kur ata u kthyen (nga lufta), ata ia përmdën këtë gjë Pejgamberit a.s.. Ai u tha: "Pyeteni pse e bën këtë." Ata e pyetën atë dhe ai u tha: "Veproj kështu sepse ajo (sure) përmend Cilësitë e të Gjithëmëshirshmit dhe dua shumë që ta këndoj atë (gjatë namazit)." Pejgamberi a.s. u tha: "I thoni atij se Allahu e do atë!" (7375)
|