28.
Ebu Dherri r.a. tregon: "Njëherë shava një burrë, duke i folur fjalë fyese për nënën e tij. Për këtë arsye Pejgamberi a.s. më tha: 'O Ebu Dherr! A e shave atë me fjalë fyese për nënën e tij? Ti akorna ke disa cilësi të kohës së padijes. Robërit tuaj janë vëllezërit tuaj, të cilët Allahu i ka sjellë nën pushtetin tuaj. Prandaj, kushdo që ka një vëlla nën pushtetin e tij, le ta ushqejë me ato që ha vetë e ta veshë me ato që vishet vetë! Mos i ngarkoni ata me punë që janë përtej mundësive të tyre, por, në qoftë se e bëni një gjë të tillë, atëherë ndihmojini ata'!"
|