294.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon: Pejgamberi a.s. mbajti një hytbe dhe tha: " Allahu i dha të zgjedhë një robi të Tij: ose të zgjedhë dynjanë, ose atë që është tek Allahu (në Jetën e Pasosur) dhe ai zgjodhi atë që ndodhet tek Allahu (në Jetën e Përtejme)." Ebu Bekri r.a. filloi të qajë. Thashë me vete: "Pse po qan ky burrë, ndërkohë që Allahu i dha të zgjedhë një robi të Vet midis dynjasë dhe çfarë është tek Ai (në Jetën Tjetër) dhe ai zgjodhi atë që është me Allahun?" Por ai rob kishte qenë vetë i Dërguari i Allahut dhe Ebu Bekri r.a. ishte më i mençur se të gjithë ne. Pejgamberi a.s. i tha: "O Ebu Bekr! Mos qaj. Padyshim që njeriu që më ka dhuruar më shumë mirësi me shoqërinë e vet është Ebu Bekri. Nëse do të ishte se do të zgjidhja Halil (ai, dashuria e të cilit është e lidhur me zemrën e tij dhe është mbi çdo mik e të dashur tjetër) nga njerëzit, padyshim që do të zgjidhja Ebu Bekrin, por vëllazëria dhe përzemërsia islame janë të mjaftueshme. (Që tani e tutje) asnjë deriçkë të mos mbetet hapur për të hyrë në xhami, përveç asaj të Ebu Bekrit." (466)
|