301.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. na priu një herë në njërin nga dy namazet e darkës. Ai fali dy rekatë dhe e mbaroi namazin duke dhënë sclam. Pastaj ai u ngrit, qëndroi pranë një druri aty përtokë dhe u mbështet në të, sikur të ishte i inatosur. Pastaj vuri dorën e djathtë mbi të majtën, i pleksi gishtat e dy duarve dhe mbështeti faqen e djathtë në shpinën e dorës së majtë. Njerëzit që nxitonin, dolën nga dyert e xhamisë. Ata u bënë kureshtarë se mbase ishte shkurtuar namazi. Midis tyre qenë edhe Ebu Bekri me Umerin, por ata u stepën ta pyesnin Pejgamberin a.s. Një burrë me krahë të gjatë me nofkën Dhul-Jedejn (Krahëgjati) tha: "O i Dërguari i Allahut! A harrove apo është shkurtuar namazi?" Pejgamberi i tha: "As nuk kam harruar dhe as namazi nuk është shkurtuar. A është e vërtetë ajo çfarë thotë Dhul- Jedejni?" Njerëzit i thanë: "Po". Kështu, ai (a.s.) u ngrit dhe u vendos përsëri për namaz, duke falur pjesën që kishte lënë mangët, pastaj dha selam. Pas kësaj tha: "Allahu Ekber", ra në sexhde si zakonisht ose më gjatë, pastaj ngriti kokën duke thënë: "Allahu Ekber", pastaj tha përsëri "Allahu Ekber" dhe ra në sexhde të dytë si zakonisht ose më gjatë, pastaj griti përsëri kokën duke thënë: "Allahu Ekber" dhe në fund dha selam." (482)
|