318.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. ulte devenë për së gjeri përpara vetes dhe falej përpara saj (duke e pasur atë si sutre). E pyeti Nafiu Ibn Umerin: "Çfarë bënte Pejgamberi a.s. nëse deveja ngacmohej dhe lëvizte?" Ibn Umeri tha: "Ai a.s. e merrte shalën e devesë, e vendoste përpara dhe falej duke e pasur pjesën e pasme të saj si sutre." Edhe Ibn Umeri vepronte të njëjtën gjë. (507)
|