320.
Ebu Salih tregon: "E pashë Ebu Said Hudriun r.a. të falet ditën e xhuma, pas diçkaje që e ndante nga njerëzit e tjerë (që i shërbente si sutre). Një djalosh nga fisi Beni Muajt deshte t'i kalonte përpara (ndërmjet tij dhe sutres), por ai (Ebu Said) e zbrapsi atë duke e shtyrë në gjoks. Duke mos gjetur rrugë tjetër, ai përsëri u përpoq të kalojë, por këtë herë Ebu Said e shtyu edhe më fort. Djaloshi e fyu Ebu Sa'idin dhe shkoi tek Mervani duke iu ankuar atij, por Ebu Sa'idi e ndoqi djaloshin deri te Mervani, i cili e pyeti: "O Ebu Said! Çfarë ka ndodhur mes teje dhe djalit të vëllait tënd?" Ebu Said tha: "E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Në qoftë se ndonjë prej jush falet pas diçkaje që e ka vënë si sutre dhe ndokush mundohet t'i kalojë përpara, atëherë ai duhet ta zbrapsë atë dhe, nëse ai nuk pranon, atëherë ai (që falet) duhet të përdorë forcë ndaj tij (për ta ndaluar), pasi ai është shejtan." (509)
|