334.
Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. doli sapo dielli u ul pak nga zeniti dhe fali namazin e drekës. Pastaj ai u ngjit në minber dhe foli për Orën (Ditën e Ringjalljes) duke përmendur se atë Ditë ka ngjarje të mëdha. Pastaj tha: "Kushdo që don të më pyesë për ndonjë gjë, le të më pyesë dhe do t'u përgjigjem për çdo gjë, derisa të jem këtu ku jam." Shumica e njerëzve filluan të qajnë, ndërsa ai (a.s.) po përsëriste (duke thënë): "Më pyesni!" Kështu, ngrihet Abdullah Ibn Hudhafe dhe thotë: "Kush është babai im?" Pejgamberi a.s. i tha: "Babai yt është Hudhafe", dhe vazhdoi të përsërisë: "Më pyesni! Më pyesni!" Pastaj Umeri u ul në gjunjë përpara tij dhe tha: "Ne jemi të kënaqur me Allahun si Zoti ynë, me Islamin si fenë tonë dhe me Muhamedin (a.s.) si Pejgamberin tonë." Pas kësaj ai (a.s.) heshti pak dhe tha: "Sapo m'u shfaqën para syve Xheneti dhe Zjarri i Xhehenemit, mu në këtë mur. Kurrë nuk kam parë gjë më të mirë sesa i pari dhe gjë më të keqe sesa i dyti." (Pjesë të këtij hadithi janë përmendur në hadithin nr. 81 nga tregimi i Ebu Musas.) (540)
|