342.
Xheriri r.a. tregon: "Ishim me Pejgamberin a.s.. Ai a.s., një natë pa hënën, kur ajo ishte e plotë dhe tha: "Padyshim që ju do ta shihni Zotin tuaj siç e shihni këtë hënë dhe nuk do të keni asnjë shqetësim për ta parë Atë. Kështu pra, nëse mundeni ta mënjanoni humbjen (që të mos falesh për shkak të gjumit ose të punës) e një falje para lindjes së diellit (falja e agimit) dhe një falje para perëndimit të diellit (falja e pasdites), duhet të mënjanoni humbjen e tyre." Pastaj këndoi ajetin: "... lartëso Lavdinë e Zotit tënd para lindjes së diellit (falja e agimit) dhe para perëndimit (falja e mesditës dhe e pasdites)" (Kuran, 50:39). Ismaili tha: "Kryeni këto falje dhe mos i humbisni ato." (554)
|