355.
Enesi r.a. tregon se Zejdi r.a. i ka treguar atij se ata kanë ngrënë Syfyr me Pejgamberin a.s. pastaj janë ngritur dhe kanë falur namazin e agimit. Enesi r.a. thotë se e pyeta Zejdin se sa qe koha ndërmjet tyre. Ai (Zejdi) u përgjigj: "Koha ndërmjet tyre (syfyrit dhe faljes së namazit të agimit) qe sa mund të këndoje 50 a 60 ajete." (575)
|