362.
Aishja r.a. thotë: "Betohem për Allahun e Lartësuar, i Cili i mori jetën Pejgamberit a.s.! Pejgamberi a.s. kurrë nuk i la ata (dy rekatë pas namazit të ikindisë), derisa ai u takua me Allahun dhe ai (a.s.) nuk e takoi Allahun e Madhëruar, derisa atij iu bë e vështirë falja e namazit në këmbë, kështu që ai (a.s) filloi t'i falë shumicën e namazeve ulur (don të thotë këto dy rekatë). Ai i falte këta dy rekatë në shtëpi dhe asnjëherë nuk i fali ato në xhami, ngaqë kishte frikë se mos rëndoheshin pasar- dhësit e tij, sepse atij gjithnjë i pëlqente çfarë ishte më e lehtë për ta." (590)
|