364.
Ebu Katada r.a. tregon: "Një natë po udhëtonim me Pejgamberin a.s., kur disa njerëz thanë: "O i Dërguari i Allahut! Sikur të bënim pushim të gjithë (ne dhe ti) gjatë orëve të fundit të natës?" Ai (a.s.) u tha: "Kam frikë se do t'u zërë gjumi e do t'u ikë koha e namazit të agimit." Bilali tha: "Do t'ju zgjoj unë." Kështu, të gjithë fjetën, ndërsa Bilali u mbështet pas devesë së tij, kur ja! Edhe atë e kishte kapur gjumi e kishte fjetur. Pejgamberi a.s. ishte zgjuar kur rrethi i diellit kishte filluar të dalë në horizont dhe thotë: "O Bilal! Ku e ke fjalën që the?" Ai i tha: "Kurrë nuk kam fjetur gjumë të tillë." Pejgamberi a.s. tha: "Allahu i mori shpirtrat tuaj, kur deshi Vetë dhe, jua ktheu ata juve, kur deshi Vetë. O Bilal! Ngrihu dhe thirre ezanin për namaz." Pejgamberi a.s. mori avdes dhe, kur dielli u ngjit lart dhe u ndriçua mirë, ai u ngrit dhe fali namazin." (595)
|