378.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Sikur ta dinin njerëzit se çfarë (shpërblimi) ka për thirrjen e ezanit dhe për t7u falur në rradhën e parë (në namazet me grupim në xhami), dhe nëse nuk do të gjenin rrugë tjetër për ta, por veçse duke hedhur short, atëherë vërtet që do të hidhnin short. Dhe po kështu, sikur ata të dinin (shpërblimin e) namazit të Mesditës (në kohën më të parë të vaktit të përcaktuar), ata do të bënin gara për të (për të shkuar herët). Dhe po ta dinin ata vlerën e faljes në grupim të namazit të darkës dhe të agimit, atëherë ata do të vinin t7i falnin këto namaze (në xhami) edhe sikur t'u duhej të zvarriteshin." (615)
|