381.
Ibn Mesudi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ezani i thirrur nga Bilali nuk duhet t'u ndalojë juve nga ngrënia e syfyrit, pasi ai e thërret ezanin kur është akoma natë, me qëllim që ai, i cili është duke falur namazin e natës të nxitojë (të falë vitrin para agimit), ndërsa ai që fle të zgjohet. Kjo nuk do të thotë se ka ardhur agimi." Pastaj Pejgamberi a.s. tregoi me gishtat e tij dhe i ngriti lart drejt qiellit pastaj i uli poshtë (duke treguar për tokë), ja kështu! (dhe Ibn Mesudi tregoi veprimin e Pejgamberit a.s.). Treguesi i dytë i hadithit, Zuhejri bëri me shenjë me dy gishtat e tij tregues, i bëri bashkë dhe pastaj i shtriu majtas dhe djathtas. (621)
|