386.
Ebu Katada r.a. tregon: "Ndërsa po faleshim me Pejgamberin a.s., kur ai dëgjoi zhurmën e disa njerëzve. Pasi u fal, ai (a.s.) tha: "Si është puna?" Ata iu përgjigjën: "Ne po nxitonim për në namaz". Ai tha: "Mos u nxitoni për në namaz. Kurdo që të vini për faljen e namazit, duhet të vini me qetësi dhe falni (me njerëzit e tjerë) aq sa të arrini dhe pastaj plotësojeni mbrapa atë që u ka ikur." (Bëhet fjalë për plotësimin e namazit kur i bashkohemi grupit me vonesë në falje.) (635)
|