394.
Enesi r.a. tregon se fisi Beni Salima donte që të shpërngulej në ndonjë vend afër Pejgamberit a.s., por i Dërguari i Allahut a.s. nuk dëshironte që qyteti i Medines të mbetej i zhveshur (pa banorë në rrethinat e tij), kështu që ai (a.s.) u tha atyre: "(O Beni Salima!) A nuk mendoni se për çdo gjurmë tuajën (që e hidhni për të ardhur te xhamia e Pejgamberit a.s.) ka shpërblim (kur vini për të falur pesë kohët e detyruara të namazit në xhami?)" (655, 656)
|