396.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. ka thënë: "Allahu do t’i fusë në Hijen e Tij shtatë (lloje njerëzish) Ditën e Kijametit, në Ditën kur nuk ka Hije veç Hijes së tij (dhe këta shtatë lloj njerëzish janë): 1. Sunduesi i drejtë; 2. Një djalosh i ri i rritur në adhurim të Allahut; 3. Një njeri, zemra e të cilit është e lidhur me xhaminë (i cili vazhdimisht i fal të pesë namazet e detyruara gjithnjë në xhami); 4. Dy vetë të cilët e duan njëri-tjetrin vetëm për Hir të Allahut: ata takohen dhe ndahen vetëm në çështjen e Allahut; 5. Ai i cili nuk pranon ftesën e një gruaje të bukur e joshëse nga shtresa të larta për të bërë imoralitet me të duke i thënë asaj: 'Me të vërtetë që unë kam frikë Allahun'; 6. Një njeri i cili jep Sadaka (shpërndan, bën bamirësi) aq fshehur saqë as dora e tij e majtë nuk e di se çfarë ka dhënë dora e tij e djathtë (askush nga njerëzit nuk e di se sa ka dhënë ai si bamirësi); dhe 7. Një njeri i cili e përmend Allahun në vetmi dhe sytë i mbushen me lotë." (660)
|