399.
Aishja r.a. tregon: "Kur i Dërguari i Allahut a.s. u sëmur, sëmundje prej së cilës edhe vdiq, kur erdhi koha e namazit dhe u thirr ezani tha: "I thoni Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve në namaz." I thanë: "Ebu Bekri është zemërbutë dhe nuk do të jetë në gjendje t'u prijë njerëzve në namaz në vendin tënd." Kështu, ai përsëri urdhëroi të njëjtën gjë, por i dhanë të njëjtën përgjigje. Ai urdhëroi për të tretën herë dhe tha: "Me të vërtetë që ju gratë jeni si gratë në ndodhinë e Pejgamberit Jusuf (a.s.)! I thoni Ebu Bekrit që t'u prijë njerëzve në namaz!" Kështu, Ebu Bekri doli që t7iu prijë njerëzve në namaz." Ndërkohë Pejgamberi a.s. ndjeu pak përmirësim në vetvete dhe doli me ndihmën e dy burrave që e mbanin për dy krahësh. Më duket edhe tani se i shoh këmbët e tij të zvarritura përtokë nga sëmundja. Ebu Bekri deshi të tërhiqej, por Pejgamberi a.s. i bëri me shenjë që ai të qëndronte në vendin e vet. Pastaj e sollën Pejgamberin a.s. derisa e ulën përkrah Ebu Bekrit. Ndërsa Pejgamberi a.s. falej (ulur), Ebu Bekri falej (në këmbë) duke ndjekur faljen e tij dhe njerëzit ndiqnin faljen e Ebu Bekrit." Në një hadith tjetër thuhet: "Pejgamberi a.s. ishte ulur nga e majta e Ebu Bekrit i cili falej në këmbë." (664)
|