434.
Xhabir Ibn Samura r.a. tregon: "Populli i Kufës u ankua ndaj Saadit tek Umeri r.a. (atë kohë kalifi i dytë) kështu që ai e hoqi atë dhe emëroi Ammarin si prijës të tyre. Ata ngritën shumë ankesa ndaj tij saqë thanë edhe se ai nuk dinte të falej siç duhet. Kështu, Umeri i çon fjalë (dhe e thërret në Medine). Umeri i tha: "O Ebu Is'hak! Këta njerëz pretendojnë se ti nuk e fal namazin siç duhet. Ebu Is'haku tha: "Për Allah! Unë vetëm se u kam falur si namazin e të Dërguarit të Allahut a.s. dhe kurrë nuk kam lënë gjë mangët prej tij! Kështu, për namazin e darkës (isha) i zgjatja dy rekatet e parë dhe i shkurtoja dy të tjerët.,/ Umeri i tha: "Ky ka qenë edhe mendimi im për ty, o Ebu Is'hak." Kështu, Umeri dërgoi me të një a më shumë vetë në Kufe (që të pyesnin njerëzit për të). Kështu pra, ata shkuan atje dhe pyetën popullin e Kufes saqë nuk lanë xhami pa pyetur për të. Të gjithë njerëzit e lavdëruan shumë atë derisa shkuan te xhamia e fisit Beni Abs. Atje një burrë i quajtur Usama Ibn Katada (me nofkën Ebu Saëda) ngrihet e thotë: "Me qenë se na ke vënë në be, më duhet t'ju them se Sa'adi asnjëherë nuk ka shkuar vetë në krye të ushtrisë, asnjëherë nuk ka ndarë drejt (plaçkën e luftës) dhe asnjëherë nuk ka gjykuar drejt." (Kur dëgjoi këtë) Saadi tha: "Për Allah! Do t'i lutem Atij për tri gjëra: O Allah, në qoftë se ky robi Yt është gënjeshtar dhe është ngritur për t'u dukur, atëherë jepi atij jetë të gjatë, shtoja varfërinë dhe vëre në sprova e vështirësi." (Dhe kështu ndodhi.) Më vonë, kur e pyesnin se si ishte, ai u përgjigjej: "Burrë i shkuar nga mosha dhe gjithnjë në sprovë. Më ka rënë mallkimi i Saadit. Xhabiri tregon se e kishte parë atë më vonë, me vetullat që i binin mbi sy nga pleqëria e thellë, të fjalosej e të tallej me vajzat e vogla (fëmijët) rrugëve. (755)
|