46.
Ubada Ibn Samiti r.a. tregon se (njëherë) i Dërguari i Allahut a.s. doli për të njoftuar njerëzit për (kohën se kur bie) Nata e Kadrit, por atv ndodhi një ngatërresë ndërmjet dy burrave nga radhët e muslimanëve. Për këtë shkak Pejgamberi a.s. tha: "Në të vërtetë, unë dola për t'ju njoftuar për datën e Natës së Kadrit, por meqë filani dhe filani bën shamatë, dija për ju u hoq, (sepse unë e harrova atë) dhe mbase kështu do të jetë më mirë për ju. Prandaj kërkojeni atë në shtatën, në të nëntën dhe në të pestën (natë nga dhjetë netët e fundit të Ramazanit)!" (49)
|