472.
Ibn Mesudi r.a. tregon: "Sa herë që faleshim pas Pejgamberit a.s., thoshim: "Paqja qoftë mbi Allahun; paqja qoftë mbi Xhibrilin dhe Mikailin; paqja qoftë mbi filanin dhe filanin." Një herë i Dërguari i Allahut a.s. ktheu kokën prapa dhe na tha: "Allahu Vetë është Es-Selam (Paqja, i Gjithëpërsosuri pa asnjë të metë), prandaj, në qoftë se ndonjëri lutet atëherë duhet të thotë: "Et-Tehijatu lil-lahi ves-Salavatu vet-Taj- jibatu, Es-Selamu alejke ej-juhen-Nebij-ju ve Rahmetullahi ve Berekatuhu, Es-Selamu alejna ve ala ibadil-lahis-Salihin (Gjithë përshëndetjet, lutjet dhe mirësitë e tjera i takojnë Allahut. Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ty, o Pejgamber (i Allahut)! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e drejtë e të përkushtuar me të vërtetë ndaj Allahut (në besimin e pastër Islam të adhurimit të Allahut si një Zot i Vetëm)." Po ta thoni këtë, atëherë kjo, pa dyshim, përfshin çdo rob të vërtetë të Allahut, në qiell e në tokë. 'Eshhedn en la ilahe il-lAllah ve eshhedu en-ne Muhamden abduhu ve resuluhu (Dëshmoj dhe vërtetoj se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut, Një e të Vetëm dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij." (831)
|