61.
Ebu Bekra r.a. tregon: "Njëherë, ndërsa ngiste devenë e tij, të cilën dikush e mbante për freri, Pejgamberi a.s. pyeti: "Çfarë dite është kjo sot?" Ne heshtëm, duke menduar se ai do ta quante atë me emër tjetër. Atëherë ai tha: "A nuk është dita e Nalirit (e therjes së kurbaneve)?" Ne thamë: "Po vërtet." Ai pyeti: "Po cili muaj është ky?" Përsëri heshtëm, duke menduar se ai do ta quante atë me emër tjetër. Ai tha: "A nuk është muaji i Dluil- Hixlics (muaji i dymbëdhjetë hënor)?" Ne thamë: "Po, vërtet." Ai tha: "Me të vërtetë, gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjta ndërmjet jush (muslimanëve), ashtu si shenjtëria e kësaj ditës suaj, në këtë muaj tuajin, në këtë qytet tuajin. Ata që janë të pranishëm këtu le të njoftojnë ata që nuk janë, sepse ata që nuk gjenden mes nesh, mundet që ta kuptojnë (fjalën time) më mirë sesa dëgjuesit e pranishëm këtu." (67)
|