64.
Gjatë një hytbeje, Muavijah r.a. ka treguar se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të ketë thënë: "Në qoftë se Allahu ia do të mirën një njeriu, Ai e bën atë që të kuptojë e të ngërthejë fenë (Kuranin dhe Sunetin e Pejgamberit a.s.). Unë jam vetërn përçues, ndërsa Allahu dhuron. Dhe (mbani mend se) ky Ummet do të vazhdojë të qëndrojë i vendosur në Urdhërimet e Allahut (duke zbatuar me përpikmëri Kuranin e Sunetin) dhe nuk do të dëmtohet aspak nga ata që do t'i dalin kundër (duke ndryshuar rrugë), derisa të të përmbushet Urdhri i Allahut (Dita e Kiametit)." (71)
|