70.
Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Shembulli i udhëzimit dhe i dijes (Kuranit dhe Sunetit) rne të cilin Allahu më ka dërguar mua, është si shiu i bollshëm që bie në tokë. Një pjesë e saj është tokë pjellore, prandaj e thith shiun dhe rrit bimë e bar me begati. Një pjesë tjetër është e fortë, prandaj e mban ujin sipër dhe Allahu u sjell dobi njerëzve nëpërmjet saj, sepse ata e përdorin ujin për të pirë, për t'ua dhënë bagëtive dhe për të ujitur tokën që të rritet bereqeti. Ndërsa një pjesë e tokës është djerrë, as nuk e mban ujin dhe as nuk jep bereqet. E para është shembulli i atij njeriu, i cili e kupton fenë e Allahut dhe përfiton (nga dija) të cilën Allahu e ka shpallur nëpërmjet meje, e mëson atë dhe pastaj ua mëson të tjerëve. Shembulli i fundit është si ai i një njeriu, i cili nuk vret mendjen për të dhe nuk e pranon Udhëzimin e Allahut që është shpallur nëpërmjet meje (një i tillë është si toka djerrë)." (79)
|