74.
Abdullah Ibn Amr Ibn Aasi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. gjatë Haxhit të Lamtumirës qëndroi në Mina për njerëzit që po e pyesnin. Aty erdhi një burrë që i tha: "Harrova dhe e rruajta kokën para se të pres kurbanin." Pejgamberi a.s. i tha: "S'ka gjë, bëje tani kurbanin." Një tjetër i tha: "Harrova dhe e bëra kurban devenë para se të hidhja guralecët." Pejgamberi a.s. i tha: "S'ka gjë, hidhi tani guralecët." Kështu, atë ditë Pejgamberi a.s. për çdo pyetje që iu bë për një veprim të kryer më përpara dhe nuk u krye rnë pas, sipas radhës që duhet, tha vetëm kaq: "S'ka gjë, bëje tani." (83)
|