76.
Esma bint Ebi Bckr r.a. tregon: "Njëherë shkova tek Aishja r.a. dhe e gjeta duke u falur. I thashë: "Ç'u ka ndodhur njerëzve?" Ajo bëri me shenjë nga qielli. (Vështrova nga xhamia), kur ja! Njerëzit po faleshin! Aishja tha: "Subhan-AUah (Lavdi i qoftë Allahut)!" Unë i thashë: "A mos ka ndonjë shenjë?" Ajo bëri me kokë si për të më thënë "po". Atëherë u ngrita edhe unë (për falje të namazit të eklipsit) derisa (pothuaj) i humba ndjenjat, kështu që hodha ujë në kokë. Pas faljes, Pejgamberi a.s. falënderoi dhe lavdëroi Allahun pastaj tha: "Tamam tani, mu në këtë vend kam parë gjithçka që nuk më ishte treguar më parë, madje edhe Xhenetin, edhe Zjarrin. Padyshim që rnua më është shpallur se ju do të sprovoheni në varret tuaj tamam ashtu ose pothuaj si edhe sprovat e Mesihu Ed-Dexh-xhal-it (treguesi i dytë i hadithit thotë se nuk është i sigurt se cilën shprehje përdori Esmaja). Ju do të pyeteni: 'Çfarë di për këtë burrë (Pejgamberin a.s.)?' Pastaj besimtari i vërtetë (apo Esmaja përdori fjalë të ngjashme) do të përgjigjet, duke thënë tri herë: 'Ai është Muhamedi a.s., i Dërguari i Allahut, i cili erdhi tek ne me dëshmi të qarta dhe me udhëzim, kështu që ne iu përgjigjëm atij dhe i shkuarn pas; ai është Muhamedi'. Pastaj melekët do t'i thonë atij: 'Fli i qetë, vërtet që ne e kuptuam se ke qenë besimtar i vërtetë i atij'. Ndërsa hipokriti (apo: njeriu dyshues) do të thotë: 'Nuk e di, karn dëgjuar njerëzit të flasin diçka dhe ashtu thashë edhe unë si ata'." (86)
|