|
794.
Ibn Abbasi r.a. tregon se njerëzit në periudhën e padijes para-islame mendonin se kryerja e umres në muajit e haxhit ishte një nga gjynahet më të mëdha në tokë. Ata gjithashtu e quanin edhe Seferin (muajin e dytë hënor) si muaj të shenjtë dhe thoshin: "Kur t'u shërohen deveve plagët e shpinës (pasi të kthehen nga haxhi, kur t'u fshihen shenjat e atyre plagëve, kur të kalojë muaji i Seferit), atëherë lejohet umre për atë që dëshiron ta bëjë." Në mëngjesin e ditës së katërt të Dhul-Hixhxhes, Pejgamberi a.s. dhe shokët e tij arritën në Mekë duke qenë në ihram për haxh, por ai (a.s.) i urdhëroi shokët e tij ta ndërrojnë qëllimin që patën dhe të bëjnë umre (në vend të haxhit). Kështu ata e quajtën këtë si një gjë të madhe dhe pyetën: "O i Dërguari i Allahut! Si do të jetë lirimi (nga ihrami)?" Pejgamberi a.s. tha: "Lirim i plotë." (1564)
|