823.
Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. erdhi te vendi i pirjes së ujit dhe kërkoi ujë. Abbasi tha: "O Fadl! Shko tek nëna jote dhe merr ujë tek ajo për të Dërguarin e Allahut a.s." I Dërguari i Allahut a.s. i tha: "Më jep ujë të pi." Abbasi tha: "O i Dërguari i Allahut, njerëzit fusin duart në të." Ai a.s. përsëri i tha: "Më jep ujë të pi." Kështu, ai piu nga ai ujë dhe pastaj shkoi tek pusi i Zem-Zemit. Edhe atje njerëzit po u jepnin ujë të tjerëve dhe po punonin aty (duke nxjerrë ujë nga pusi). Pastaj Pejgamberi a.s. u tha atyre: "Punoni! Ju po bëni punë të drejtë e të çmuar!" Pastaj shtoi: "Po të mos kisha frikë se njerëz të tjerë do të suleshin (për të nxjerrë ujë nga Zem-Zemi), vërtet që edhe unë do të merrja një litar dhe ta vija këtu (në krah) për të nxjerrë ujë." Duke thënë kështu Pejgamberi a.s. bëri me shenjë supin e tij. (1635)
|