970.
Aishja r.a. tregon se Kurejshët e agjëronin ditën e Ashures (dita e dhjetë e Muharremit) në kohën e padijes para- islame. Kështu pati vepruar edhe i Dërguari i Allahut a.s. duke e agjëruar këtë ditë. Kur erdhi në Medine, ai a.s. vazhdoi ta agjërojë duke i urdhëruar edhe të tjerët për agjërimin e saj. Më vonë kur u bë i detyruar agjërimi i muajit të Ramazanit, ai e la agjërimin e ditës e Ashures (nuk e quajti më të detyruar) duke e lënë agjërimin e saj si të lirë: kush dëshironte, e agjëronte dhe kush dëshironte, nuk e agjëronte. (2002)
|