Kapitulli: 100. Pastrimi i vendeve të nevojës (në mungesë të ujit) me numër tek gurësh
131.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kur të marrë avdes ndonjëri prej jush, le të fusë ujë në hundë dhe pastaj ta shfryjë; dhe kushdo që të përdorë gurët (në mungesë të ujit) për të pastruar vendet e nevojës, duhet ta bëjë këtë me numër tek gurësh (të paktën tre)! Kur ndonjë prej jush të ngrihet nga gjumi, duhet t'i lajë duart para se t'i fusë në ujin e avdesit, sepse askush prej jush nuk e di se ku kanë qenë duart e veta gjatë gjumit." (162)
|