Kapitulli: 1003. Në qoftë se dikush është për t'iu bashkuar ushtrisë, pastaj bashkëshortja e tij niset për haxh, ose ai ka arsye të qartë, atëherë a i jepet leje atij?
1290.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Një herë e dëgjova Pejgamberin a.s. të thoshte: "Nuk lejohet në asnjë mënyrë që një burrë të jetë vetëm për vetëm me një grua (me të cilën i lejohet martesa) dhe asnjë grua nuk duhet të udhëtojë e pashoqëruar me mahrem." Atëherë u ngrihet një burrë dhe tha: "O i Dërguari i Allahut, unë jam shkruar për të marrë pjesë në ushtri për këtë e atë luftë, ndërkohë bashkëshortja ime dëshiron të niset për haxh." Pejgamberi a.s. i tha: "Shko dhe kryej haxhin me gruan tënde." (3006)
|