Kapitulli: 1009. Djegia e shtëpive dhe palmave të hurmës
1296.
Xheriri r.a. tregon: "Një herë, i Dërguari i Allahut a.s. më tha: "A do të më lehtësosh nga Dhul-Halasa?" Ajo ishte një shtëpi e fisit Hathëam (ku adhuroheshin idhuj të disa fiseve dhe) quhej "Qabeja" e Jemanijes. Kështu pra, unë marshova me njëqind e pesëdhjetë kalorës nga fisi Ahmas, që ishin kalorës të shkëlqyer. Atë kohë unë nuk mund të qëndroja mirë në kalë, prandaj Pejgamberi a.s. më goditi në gjoks, aq sa pashë shenjat e gishtave të tij në gjoksin tim, dhe u lut duke thënë: "O Allah! Bëje atë të qëndrueshëm dhe njeri udhëheqës e të udhëzuar drejt!" Atëherë unë marshova drejt asaj shtëpie duke e shkatërruar dhe e djegur atë. Pastaj çova një lajmëtar tek i Dërguari i Allahut a.s. për ta njoftuar për këtë gjë. Lajmëtari i tha: "(Betohem) për Atë i Cili të ka dërguar ty (Pejgamber) me të Vërtetën! Edha te ti vetëm pasi e lashë atë (shtëpi) si deve të mbaruar (d.m.th. të prishur krejt)" Pejgamberi a.s. iu lut Allahut pesë herë që të bekonte kuajt dhe kalorësit e Ahmasit." (3020)
|