Kapitulli: 1011. Çfarë zënkash dhe mosmarrëveshjesh janë të urryera në luftë dhe ndëshimi për atë që nuk i bindet imamit (udhëheqësit) të tij
1299.
Bera Ibn Azib r.a. tregon: "Ditën e Uhudit Pejgamberi a.s. caktoi Abdullah Ibn Xhubejrin komandant të një njësie këmbësorie prej pesëdhjetë harkëtarësh. Ai a.s. i udhëzoi ata duke u thënë: "Edhe sikur të shihni që ne të na (i) rrëmbejnë zogjtë (kufomat tona), qëndroni në vendet tuaja, derisa t7ju dërgoj fjalë. Edhe sikur të shihni që ne i kemi thyer femohuesit dhe i kemi vënë përpara, edhe atëherë ju në asnjë rast të mos i lini vendet tuaja, derisa t'ju dërgoj fjalë." Pastaj femohuesit u thyen keq. Për Allah! Pashë gratë t'ia mbathin duke ngritur rrobat dhe duke shfaqur kështu byzylykët e këmbëve dhe kërcinjtë. Kësisoj, shokët e Xhubejrit thirrën: "Plaçka e luftës! O njerëz, plaçka e luftës! Shokët tuaj dolën fitimtarë! Po ju, ç'prisni atëherë?!" Ndërsa Abdullah Ibn Xhubejri r.a. tha: "A harruat çfarë ju tha i Dërguari i Allahut a.s.?" Ata thanë: "Për Allah! Ne do të shkojmë te njerëzit dhe të mbledhim pjesën tonë të plaçkës së luftës." Por kur shkuan tek armiku, ata u detyruan të zbrapsen të mundur. Këto çaste i Dërguari i Allahut a.s. u thërriti nga pas që të ktheheshin përsëri, por me Pejgamberin a.s. mbetën vetëm dymbëdhjetë burra dhe femohuesit na shkaktuan shtatëdhjetë dëshmorë.Pastaj Ebu Sufjani thirri tri herë: "A është Muhamedi mes këtyre njerëzve?" Pejgamberi a.s. i urdhëroi shokët e vet që të mos përgjigjen. Pastaj ai thirri përsëri tri herë: "A është biri i Ebu Kabshas mes njerëzve?" Përsëri thirri tri herë: " A është biri i Hatabit mes këtyre njerëzve?" Pastaj (kur nuk mori asnjë përgjijgje) u kthye nga njerëzit e vet dhe u tha: "Sa për këta njerëz, ata janë vrarë" Nga kjo Umeri nuk mundi ta përmbajë veten dhe i tha atij: "Ke gënjyer, për Allah! O armiku i Allahut! Ata që i përmende janë gjallë që të gjithë dhe ajo që do të pikëllojë ty përsëri ka mbetur." Ebu Sufjani tha: "Fitorja jonë sot është për fitoren tuaj ditën e Bedrit dhe lufta është gjithnjë e papërcaktuar duke u ndarë fitorja me rradhë mes palëve ndërluftuese. Disa nga të vrarët tuaj janë masakruar, por unë nuk i kam urdhëruar njerëzit e mi për këtë, ndonëse nuk më vjen." Pas këtyre fjalëve ai filloi të recitojë i gëzuar (duke lavdëruar idhullin e tyre të madh): "I lartësuar qofsh, o Hubel! I lartësuar qofsh, o Hubel!" Atëherë Pejgamberi a.s. u tha (shokëve të vet): "Përse nuk i kundërpërgjigjeni atij?" Ata pyetën: "O i Dërguari i Allahut! Çfarë të themi?" Ai a.s. i tha: "Thoni: Allahu është më i Larti dhe më Madhështori!" Ebu Sufjani u tha: "Ne kemi (idhullin) Uzza, ndërsa ju nuk keni Uzza!" Pejgamberi a.s. u tha (shokëve të vet): "Pse nuk i kundërpërgjigjeni atij?!" Ata pyetën: "O i Dërguari i Allahut! Çfarë të themi?" Ai a.s. u tha: "Thoni: Allahu është Mbrojtësi ynë, ndërsa ju nuk keni askënd që t'ju mbrojë!" (3039
|