Kapitulli: 1024. Pritja e luftëtarit që kthehet nga xhihadi
1314.
Ibn Zubejri r.a. tregon se i ka thënë Ibn Xhaferit r.a.: "A të kujtohet kur unë, ti dhe Ibn Abbasi dolëm për të pritur të Dërguarin e Allahut a.s.?" Ibn Xhaferi pohoi, ndërsa Ibn Zubejr shtoi: "Dhe i Dërguari i Allahut na mori neve (mua dhe Ibn Abbasin ne devenë e tij), kurse ty të la " (3082)
1315.
Saib Ibn Jezidi r.a. tregon: "Unë me disa djem të vegjël dolëm të prisnim të Dërguarin e Allahut a.s. në Qafën e Vedasë". (3083)
1316.
Enesi r.a. tregon: "Ishim me Pejgamberin a.s., kur po ktheheshim nga Usfani. I Dërguari i Allahut a.s. po ngiste devenë e tij ndërsa pas vetes kishte hipur Safijje bint Hujejin. Deveja e tij rrëshqiti dhe të dy u rrëzuan. Ebu Talha u hodh nga deveja e vet dhe thirri: "O i Dërguari i Allahut! Allahu më bëftë kurban për ty!" Ai a.s. i tha: "Kujdesu për gruan." Kësisoj Ebu Talha mbuloi fytyrën e vet me një rrobë, iu afrua Safijjes e mbuloi atë me rrobën. Pastaj e përgatiti devenë e tyre dhe të dy hypën në të. Më pas ne të gjithë e rrethuam të Dërguarin e Allahut a.s. si mbulesë. Kur iu afruam Medines Pejgamberi a.s. tha: "Po kthehemi të penduar, adhurues dhe falënderues të Zoti tonë". Ai nuk reshti së përsërituri këto fjalë, derisa hymë në Medine. (3085)
|