Kapitulli: 1027. Ç'thuhet për parzmoren e Pejgamberit a.s., për shkopin e tij, shpatën, kupën dhe unazën e tij, dhe çfarë bënë kalifët e mëpasshëm me këto gjëra, të cilat nuk u shpërndanë. Çfarë thuhet për flokët, këpucët dhe enët e tij, gjëra të cilat quheshin si të bekuara nga shokët e tij dhe nga të tjerët pas vdekjes së Pejgamberit a.s.
1319.
Isa Ibn Tahmani tregon: "Enesi r.a. na nxori dy opinga të vjetra prej lëkure me rripa lëkure. Më vonë Thabit Benani më tregoi se Enesi thoshte për to se ishin opingat e Pejgamberit a.s.". (3107)
1320.
Ebu Burda tregon se Aishja r.a. na nxori një xhybe leshi të arnuar dhe tha: "Këtë kishte veshur Pejgamberi a.s. kur i doli shpirti." (3108)
1321.
Në një citim tjetër thuhet se Aishja r.a. nxori një izar të trashë, si ata që prodhohet në Jemen dhe një lloj xhybeje të quajtur mulabbede. (3108)
1322.
Enesi r.a. tregon: "Kur Pejgamberit a.s. iu thye kupa, ai e lidhi atë me një tel argjendi te vendi i krisur.,/ (3109)
|