1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1029. Fjala e Pejgamberit a.s.: "Muslimanëve u është lejuar plaçka e luftës"
›  1326 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "Një nga Pejgamberët e parë a.s. u nis për një fushatë të shenjtë luftarake dhe u tha pasuesve të tij: 'Kushdo që ka një bashkëshorte, me të cilën nuk ka shkuar ende dhe që dëshiron ta konsumojë martesën, nuk duhet të vijë me mua. Nuk duhet të vijë as ai që ka ndërtuar shtëpi, por nuk ia ka përfunduar çatinë; as ai që ka dele a deve dhe pret që ato t'i lindin. Kështu Pejgamberi u nis për fushatë dhe, kur arriti te qyteti rreth kohës së faljes së ikindisë (koha e pasdites), i tha diellit: 'O i diell! Edhe ti je nën Urdhrin e Allahut, edhe unë jam nën Urdhrin e Allahut. O Allah! Ndaloje atë që të mos perëndojë!' Dielli u ndal dhe Allahu e nxori atë Pejgamber fitimtar. Pastaj ai e mblodhi plaçkën e luftës dhe erdhi zjarri për ta djegur, por nuk e dogji.Ai u tha (njerëzve të tij): 'Disa nga ju kanë vjedhur diçka nga plaçka e luftës, prandaj nga çdo fis duhet të vijë nga një përfaqësues për të më dhënë mua besën duke shtrënguar duart me mua. Kështu bënë dhe dora e njërit mbeti e ngrirë në dorën e Pejgamberit të tyre. Pastaj Pejgamberi i tha këtij përfaqësuesi: 'Vjedhja është bërë nga njerëzit e tu, prandaj të gjithë njerëzit e fisit tënd duhet të më japin dorën e besës/ Duart e dy a tri vetëve mbetën të ngrira në dorën e Pejgamberit të tyre dhe ai u tha: 'Ju e keni bërë vjedhjen'. Pastaj ata sollën një kokë të artë, si kokë lope dhe e vunë atje. Atëherë zjarri erdhi dhe e përpiu plaçkën e luftës." Pejgamberi a.s. shtoi: "Pastaj Allahu pa dobësinë dhe pamundësinë tonë, kështu që Ai e bëri të ligjshme plaçkën e luftës për ne." (3124)
URL: