Kapitulli: 1030. (pa titull)
1327.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. dërgoi një njësi luftarake për xhihad në drejtim të Nexhdit duke qenë edhe ai pjesëmarrës në të. Pas kësaj ata fituan si plaçkë lufte shumë deve dhe secilit luftëtar i ranë për hise nga dymbëdhjetë a nga njëmbëdhjetë deve (dhe në fund) secilit i dhanë edhe nga një deve tjetër më tepër. (3134)
1328.
Xhabiri r.a. tregon: "Kur i Dërguari i Allahut a.s. po ndante plaçkën e luftës në (vendin e quajtur) Xhiërana, dikush i tha atij: "Bëhu i drejtë (në ndarjen që po bën)." Pejgamberi a.s. i tha atij: "Padyshim që do të isha i mjerë po të mos veproja gjithnjë me drejtësi!" (3138)
1329.
Ibn Umeri r.a. tregon se Umeri r.a. mori dy robëresha nga robërit e luftës së Hunejnit dhe i la ato diku në një shtëpi të Mekës. Kur i Dërguari i Allahut a.s. i liroi robërit e Hunejnit pa shpërblim, ata dolën duke ecur nëpër rrugë. Umeri i tha (të birit): "O Abdullah, shih si është puna.v Abdullahi i tha: "I Dërguari i Allahut a.s. i ka liruar robërit pa shpërblim." Ai i tha: "Shko atëherë dhe liroji ato dy robëresha." (3144)
|